Pacolli i pari e uron Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK’së

13:10 | 3 Gusht 2019
V. S.

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, e ka uruar liderin e LDK’së, Isa Mustafën, për rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pacolli është shprehur se e ka telefonuar Mustafën pak pas procesit dhe ia ka uruar pozitën e të parit të LDK’së.

“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK.  Uniteti i faktorit politik në vend është shumë i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, ka deklaruar Pacolli.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme