Isa Mustafa: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

10:29 | 3 Gusht 2019
A. B.

Gjatë fjalës para të pranishmeve kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa ritheksoj edhe një herë se duhet të vazhdohet dialogu më Serbië.

Ndërsa thekson se nuk duhet të preket territori i vendit, raporton arbresh.info

“LDK ka vizionin optimist duke mos e kthyer vendin kundër njeri tjetrit por të bashkuar atë. LDK ruan miqësi të përhershme. Neve na duhen njerëz të mençur e patriot që të ruajmë shtetin. Kosova duhet të vazhdoj dialogun më Serbinë që të vërtetojmë se jemi të gatshëm ti zgjedhim problemet me fqinj por pa cenuar territorin e integritetin e Kosovës. Gjatë procesit zgjedhor na ndodhen disa incidente të vogla ata që e duan pushtetin u munduan që në sy të tjerëve të na bëjnë njerëz të karrikave por dështuan. LDK është e të gjithëve. Rivalëve tonë politik ju themi se shihemi nesër në zgjedhje. Na pret punë e madhe dhe vetëm një fitore e LDK-së ja kthen shpresën Kosovës. Jam i bindur se nga ky Kuvend do të dalim më të bashkuar. Unë këmbëngul që ndryshimi nuk është i lehtë por duhet të këmbngulim”, ka thënë Mustafa

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/420463188563291/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme