Bajrami: Sot do të ketë fitore, festë dhe fuqizim

09:29 | 3 Gusht 2019
A. B.

Hykmete Bajrami, deputete e LDK’së, ka thënë se sot do të ketë vetëm festë, fitore dhe fuqizim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë se po hyjnë në Kuvendin e IX të LDK’së e bashkuar për të dalë si partia më e fuqishme për ta çuar PAN’in në opozitë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon ditën e fitores, festës dhe fuqizimit. Koncepti i themeluesit të LDK-së për Liri, Pavarësi dhe Demokraci po jetësohet edhe në Kuvendin e IX të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po i mbush 30 vjet”, ka shkruar Bajrami, pak para se të nisë Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së.

“LDK po hyn në këtë Kuvend si asnjëherë më parë e bashkuar dhe e fuqishme për t’iu dalë në ballë proceseve të rënda që e presin Kosovën. Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës me aleatë mund të çojë Kosovën përpara”, ka shtuar ai.

Bajrami ka thënë se 3 Gushti është festë për Kosovën, festë për qytetarët dhe për LDK-në.

“Kjo ditë shënon fundin e PAN-it në pushtet dhe rikthimin e tyre në opozitë për t’u çliruar Kosova nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit, kapja e drejtësisë, kapja e ekonomisë, kapja e arsimit nga 4-5 veta”, ka shtuar ajo.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/photos/a.252426294906159/1356831467798964/?type=3

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme