Google ADS

Vetëm 37% e gjermanëve e shohin Britaninë si partner

23:41 | 2 Gusht 2019
Arbresh Info

Numri i gjermanëve që e shohin Mbretërinë e Bashkuar si një partner të besueshëm ka rënë ndjeshëm, shumica presin që lidhja mes Londrës dhe BE’së të prishet nën lidershipin e Boris Johnson.

Në një sondazh të transmetuesit publik ARD, vetëm 37% e gjermanëve e kanë përshkruar Britaninë e Madhe si një partner të besueshëm. Në shkrut numri ishte 54%.

Pastaj, 67% e të pyeturve thonës së lidhjet mes Britanisë dhe BE’së do të prishen nën qeverisjen e Johnson. Vetëm 3% besojnë se lidhja do të përmirësohet.

Ndërkohë 89% e të pyeturve përshkruajnë Francën si një partner të besueshëm, vetëm 19% për ShBA’në dhe 28% Rusinë.

ARD është një ndër transmetuesit që bëjnë sondazhet më të besueshme në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme