Nainggolan: Do të dëshmoj se Interi ka bërë gabim për mua

23:26 | 2 Gusht 2019
Arbresh Info

Radja Nainggolan e pranon se ai zgjodhi Cagliarin për shkak të prioriteteve tjera, por ai ende shpreson që do të dëshmojë se Interi ka bërë gabim që e ka lënë të ikë.

Mesfushori kaloi nga Roma në Inter vitin e kaluar, por këtë verë trajneri i ri Antonio Conte i bëri të ditur se nuk është në planet e tij dhe është i lirë të kaloj në një klub tjetër.

Ai zgjodhi të kthehej në Cagliari në formë huazimi, aty ku fillimisht bëri emër në sezonin 2013/14.

“Jam i gëzuar që po kthehem në shtëpi. Unë kam bërë një zgjedhje, isha i detyrauar, por në fund, unë e bëra këtë vendim dhe shpresoj që të tregoj sukses atje”, tha ai për Tuttomercatoueb pas një darkë lamtumirëse me shokët e tij të ekipit në Inter.

“Për momentin kam prioritete tjera, andaj ishte e lehtë që të bëja këtë zgjidhje”

Prioritet duket se është gruaja e tij, e cila është nga Sardinia dhe në këtë mënyrë është më afër familjes ndërkohë që po lufton kancerin.

Nainggolan gjithsesi ka diçka për të provuar, pasi që Neroazzurët refuzuan që së paku të e konsiderojnë për këtë sezon.

Ai pritet që të fillojë stërvitjet me Cagliarin në vikend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme