Përfshihet nga flakët banesa në Sarandë

23:12 | 2 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Burime paraprake bëjnë me dije se familja kishte ndezur zjarrin, teksa flakët përfshinë oxhakun.

Të gjithë pjesëtarët e familjes dolën me shpejtësi nga banesa dhe nuk raportohet për të lënduar.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vendosur flakët nën kontroll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme