Google ADS

Inter i jep dritën e gjelbër Nainggolan, lojtari mund të stërvitet me Cagliari

21:50 | 2 Gusht 2019
Arbresh Info

Skuadra e Inter i ka dhënë dritën e gjelbër Radja Nainggolanit për stërvitjet me skuadrën e Cagliari.

Mesfushori i cili paraqitet me kombëtaren e Belgjikës do të kthehet tek skuadra e tij e vjetër, të cilën e la në vitin 2010.

Nainggolan do t’i bashkohet Cagliarit në formë huazimi për një vit, pasi lojtari nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, hierarkia e Inter i ka dhënë lojtarit të drejtën për tu stërvitur me Cagliari.

Lojtari do t’i kryej testet mjekësore gjatë së hënës, kur do të nënshkruajë kontratën një vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme