Kishte mbjellë 60 rrënjë kanabis në Gjirokastër, pranga 40-vjeçarit

21:02 | 2 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Policia ka zbuluar një parcelë me 60 rrënjë kanabisi në fshatin Doshnicë të Zagories dhe ka arrestuar pronarin e tokës.

Personi është Sokol Dine 40 vjeç dhe  mendohet se është kultivuesi i parcelës me kanabis.  Forcat e Komisariatit te Policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me specialistët e antikanabisit të Drejtorise së Policisë Vendore të Gjirokastrës kanë kapur 40 vjeçarin pas sinjalizimeve nga banorët./javanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme