Google ADS

Maguire bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë

18:51 | 2 Gusht 2019
Arbresh Info

Manchester United ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin qendror Harry Maguire.

Siç raporton BBC Sport, “Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord për të paguar një tarifë prej 80 milionë euro te Leicester City për të siguruar shërbimet e Maguires, transmeton portali arbresh.info.

Një shumë e tillë thyen rekord e klubit më të madh në Angli të shpenzuar për ndonjë mbrojtës.

26-vjeçari pritet të finalizojë testet mjekësore në klub gjatë vikendit.

Marrëveshja do të thotë se Maguire do të bëhet gjithashtu mbrojtësi më i shtrenjtë në botë duke lënë pas edhe tarifën e paguar nga Liverpooli prej 75 milionë te Southamptoni për Virgil van Dijk në janar të vitit 2018./arbresh.info/

Të ngjashme