Granit Xhaka është turpëruar në stërvitje te Arsenali nga përforcimi i fundit i tyre – Nicolas Pepe.
“Topçinjtë” konfirmuan pasditen e së enjtes se kanë siguruar shërbimet e reprezentuesit nga Bregu i Fildishtë për një tarifë rekorde për klubin prej 80 milionë euro nga skuadra franceze Lille, shkruan portali arbresh.info.
Anësori në sulm ishte njëri nga lojtarët më të mirë edicionin e kaluar te klubi në Liga 1 duke i ndihmuar atyre me 22 gola të përfundojnë në pozitën e dytë në tabelë, menjëherë pas PSG-së si kampion i Francës.
24-vjeçari ka nisur të shfaqë menjëherë klasin e tij edhe në stërvitje dhe mesfushori kosovar Granit Xhaka ka qenë “viktima” e tij e parë.
Pepe turpëroi reprezentuesin e Zvicrës duke i futur ndërmjet këmbëve topin.
Por, ylli jonë nuk ishte i vetmi lojtar që u “zbeh” nga Nicolas Pepe për shkak se sulmuesi turpëroi edhe të brazilianin Gabriel Martinelli./arbresh.info/
Shikoni më poshtë videon e postuar në rrjete sociale:
https://twitter.com/ArsenalFC_fl/status/1157308260619366401
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...