Google ADS

Kapet sasi e jashtëzakonshme e lëndëve narkotike në Gjermani

18:31 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Zyrtarët doganorë në Gjermani kanë njoftuar kapjen më të madhe të sasisë së kokainës në portin e Hamburgut.

Mbi katër tonë të drogës ishin duke u transportuar nga Montevideo të Uruguait për në Atwerp të Belgjikës, kur u diktuan nga autoritetet gjatë një kontrolli rutinë dy javë më parë, transmeton portali arbresh.info.

Dërgesa, e shënuar si fasule soje, ishte fshehur në mbi 200 çanta sportive të zeza brenda një kontejneri transporti.

Droga është shkatërruar nën siguri strikte, thanë zyrtarët.

“Duke supozuar se kjo kokainë e mundshme me pastërti të lartë mund të shkurtohet për të trefishuar sasinë për shitje në rrugë, 4,5 tonët kanë një vlerë të rrugës afërsisht 1 miliardë euro”, tha agjencia e doganave të Hamburgut në një deklaratë.

Ajo shtoi se zyra e prokurorit në Hamburg tani po hetonte destinacionin e synuar të kontejnerit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme