Zenit Saint Petersburgu ka finalizuar nënshkrimin me sulmuesin Malcom në një marrëveshje që besohet se prek shifrën prej 45 milionë euro.
Klubi rus thuhet të ketë finalizuar marrëveshjen për një tarifë fillestare prej 40 milionë euro – plus 5 milionë këste, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari ka startuar në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga qysh pas transferimit prej 41 milionë euro nga Bordeauxi te Barcelona ndërkohë që në të kaluarën është përfolur për kalim te Milani dhe Interi.
Braziliani ishte i vendosur për t’iu bashkuar Romas verën e kaluar nga klubi francez para se “Blaugranët” të reagonin duke rrëmbyer shërbimet e tij.
Raportohet se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij vitin e kaluar dhe lojtari nuk ishte pjesë e planeve në skuadrën e tij.
Ai ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare te Zeniti ku do të siguroj 5 milionë në sezon./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1157283142987915264
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban