Google ADS

LDK mban të fshehtë kandidatin(ët) për kryetar, Haziri: Pa LDK-në nuk ka Qeveri

14:37 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së partisë është deklaruar për medie.

Ai nuk ka dhënë emra se kush do të kandidoj për kryetar të partisë, shkruan arbresh.info

“Kryesia e LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa, po vazhdojnë të punojnë për përmbylljen e punimeve për Kuvendin Zgjedhor që fillon nesër në orën 10:00. Unë jam pjesë e ekipit dhe besoj që deri nesër në orë 10:00 nuk do të shuhet kureshtje, 355 delegatë tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, do të ketë kushte pune dhe konkurrimi”, ka shtuar ai.

Edhe kur u pyet nëse edhe ai do të jetë në listën e kandidatit, nuk mohoi as nuk e  pohoi.

“Unë i përmbahen angazhimit tim sepse po finalizojmë punimet dhe duke respektuar normën e punës dhe të statusit të LDK-së. Nesër LDK do të del me qëndrim unik dhe do të dëshmoj se si duhet me angazhime të përbashkëta”, ka shtuar ai.

Haziri ka thënë Qeveria nuk mund të funksionoj pa LDK-në.

“LDK nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për të konfirmuar peshën e saj, pa LDK-në nuk ka zgjidhje dhe zgjedhje. Pa LDK-në partitë rrëzohen shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Ndryshe kryesia e LDK-së është takuar edhe të premten, një dit para Konventës Zgjedhore të kësaj partie./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme