KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, ka reaguar ashpër dhe njëkohësisht i ka dënuar rastet e tilla ku Serbia dërgon ftesa për paraqitje të shqiptarëve nga anë të ndryshme të Kosovës nëpër gjykata të Serbisë.
Kështu thuhet në një njoftim për media, nga Qendra Rajonale në Mitrovicë, ku ndër të tjera theksohet se rasti i fundit është i Hashim Mecinaj, nga fshati Klinë e Epërme, Skenderaj.
Në njoftimin për media, thuhet po ashtu se KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet tjera gjegjëse të Kosovës që të fillojnë me veprimet e duhura.
Lexoni më poshtë njoftimin e KMLDNJ-së, Qendra Rajonake në Mitrovicë:
Rasti i fundit është kur këto ditë një ftesë të tillë e ka marrë nga Policia e Kosovës edhe Hashim (Zeqë) Mecinaj (64) nga fshati Klinë e Epërme – Skenderaj, lagja Mecinaj. Kjo është publiku nga Botapress e 2 gushti 2019 ku thuhet se : Gjykata Themelore në Leskovc të Serbisë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se ka filluar dërgimin në Kosovë, të thirrjeve për të vuajtur dënimin me burg, në bazë të aktgjykimeve përfundimtare, të lëshuara nga gjykatat e tjera në Republikën e Serbisë, para të cilave janë zhvilluar këto procedura. E në mesin e këtyre thirrjeve është edhe një ish-ushtar i UÇK – së, Klina e Epërme e Skenderajt, Hashim Mecinaj 64-vjeçari është edhe invalid i luftës.
Një sqarim, Hashimi nuk ka qenë fare pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ditën e 26 qershorit 1998 kur ushtria, polica, paraushtarakët dhe civilet e armatosur kriminel çetnik serbë patën djegur të gjitha shtëpitë e Baranve dhe lagjës Mecinaj, atë ditë e patën arrestuar Hashimin, të cilin e sjellin në burgun famëkeq të Mitrovicës, pastaj më 5 korrik 1999, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë hap procedurë penale, sipas nenit 125 të LPJ, 139, alineja 1 të LPJ, neni 22 të LPJ, ku thuhej: “Më 10 korrik 1998, në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt është sulmuar postblloku policor, ndërsa me 15 korrik 1998 është sulmuar një konvoj i policisë, me ç’rast u plagosën 20 policë serbë, prej të cilëve 4 rëndë. Poashtu, më 15 korrik 1998, me dhunë e kanë grabitur veturën e ndihmës së shpejtë në Skenderaj, vepër kjo penale e cila u hap kundër Hashim (Zeq) Mecinit që në atë kohë ishte 42 vjeçar dhe disa pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për asnjërën prej këtyre veprave nuk kishte të bënte absolutisht, Hashimi pasi nuk ishte pjesëtarë i UÇK – së. Përndryshe, Hashim Mecinaj ka qenë nëpër kazamatet serbe në vitet 1998 deri më 2002. Hashimi dhe shumë shqiptarë tjerë prej atëherë kanë mbetur invalid të përjetshëm nga torturat, që u janë bërë nga çetnikët kriminelë serbë derisa ishin nëpër kazamatet serbe, jo vetëm vitet 1998- 99, por shumë më heret, që nga vitet 1952 e këtej.
Zatën me dhunë e kanë detyruar që të dëshmoi për disa pjesëtarë të UÇK-së se kanë kryer veprat e cekura në aktakuzë, ka dhënë emra vetëm pse ju kanë kujtuar në ato çaste nga torturat që ka përjetuar (dhuna) që është ushtruar ndaj tij.
KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendëshme dhe nga organet tjera gjegjëse të Kosovës që të fillojnë më në fund me veprimet e duhura në mënyrë që të arrestojnë së pari kriminelët çetnik serbë, të cilët bënë krime të papara në popullatën e pafajshme civile shqiptare në Kosovë, kriminelë këta që i amnestuan e që tani punojnë nëpër institucione të ndryshme të Kosovës, të cilët vranë, fëmijë, gra, pleq e plaka e gra shtatëzëna, dhunuan femra dhe meshkuj moshash të ndryshme, dogjën e plaqkitën çdo gjë që ishte shqiptare. Pastaj të kërkojnëshumë kriminel që jetojnë ne serbi si : Ratko Natonijeviq, Dejan Saviq, Nenad Paviqeviq, Boban Millosavleviq, Tofil Vuinoviq, keta të cilët vetëm më 27 mars 1999 ditë e shtunë në Mitrovicë, në lagjën ish Tavnik vranë gjashtë shqiptare civil. Të dihet njëherë mirë e përgjithmonë se kush ishte agresori – dhunuesi e kush viktima. /
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...