Google ADS

FBK-ja do t’i dhurojë paratë e biletave të Kampionatit Evropian për fëmijët e sëmurë

11:51 | 2 Gusht 2019
A. B.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Vajzat, që do të organizohet në Prishtinë, të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Biletat do të dalin në shitje të shtunën (nesër) dhe ato mund t’i blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”.

Çmimi i biletës do të jetë një euro dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Vajzat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme