Google ADS

I dashuri i Duas viziton sheshin “Nëna Terezë”

11:02 | 2 Gusht 2019
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa mbrëmë ka arritur në Kosovë me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid.

Me të ardhur në Prishtinë Anwar bashkë me disa miq ka dalë në qendër të qyteti për të eksploruar paksa kryeqytetin.

Duket se sheshi ‘Nëna Terezë’ i paska lënë përshtypje Anwarit pasi ai publikoi disa fotografi nga ky vend në Instastory, shkruan portali arbresh.info

Përndryshe, këngëtarja Lipa për dallim nga viti i kaluar, këtë herë do jetë vetëm si spektatore VIP, në festivalin e organizuar nga i ati i saj, Dukagjini. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme