Google ADS

Qeveria s`e ndihmon Gjilanin për ta përballuar krizën me ujë

09:02 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë përgjigje kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, e cila ka kërkuar 650 mijë euro për shpimin e puseve të reja në Komunën e Gjilanit, me qëllim që të stabilizojë furnizimin me ujë të pijes.

Drejtuesit e kompanisë kanë thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj askush nuk i ka kthyer përgjigje në kërkesën e tyre, megjithëse kjo përbërje e Qeverisë vazhdon t`i kryejë detyrat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ka bërë që kompania dhe komuna të shohin opsione të tjera për realizimin e këtij projekti.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Muhamed Suliqi, deklaron se nuk do të ketë mundësi që projekti të realizohet në tërësi për shkak të kostos, mirëpo ata do të hulumtojnë mjetet në buxhetin e tyre, që do të ndahet për shpimin e disa puseve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme