Sony Xperia Z5 debutohet në Britani të Madhe

09:12 | 2 Tetor 2015
Arbresh Info

Telefoni i mençur Sony Xperia Z5, që është prezantuar muajin e kaluar, tani është në dispozicion për blerje në Britani të Madhe, ku shitësi me pakicë Carphone Warehouse ka të gjitha opsionet e ngjyrave në rafte.

Versioni me SIM kartelë të zhbllokuar kushton rreth 830 dollarë, por pajisja mund të blihet edhe me këste nga 60 dollarë për muaj, shkruan arbresh.info. Warehouse është i pari që ofron këtë në Britani të Madhe derisa dyqanet e tjera pritet të fillojnë shitjen e pajisjes muajin e ardhshëm.

Ky lajm vjen vetëm një javë pasi Xperia Z5 Compact u debutua në shumë vende evropiane./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme