Peshkopi ortodoks grek, Neophytos Masouras, është vënë në hetim, pas një deklarate të tij që mund të klasifikohet si përmbajtje ku është përdorur gjuha e urrejtjes (hate speech).
Mosouras, i shquar për qendrimet e tij kontroverse, është shprehur në një deklaratë që u shpërnda në mënyrë virale në mbarë botën se “homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal”.
Si të mos mjaftonte vetëm kaq “benzinë për t’i hedhur zjarrit”, peshkopi ka shtuar se “është hipokrite të vajtosh fëmijë që vriten nga një vrasës serial”, duke marrë këtu në konsideratë shkallën e lartë të abortit. Komentet e tij kanë shkaktuar polemika të mëdha në Morphou, teksa kanë nisur edhe hetimet.
Në një deklaratë këtë të enjte, Prokurori i Përgjithshëm, Costas Clerides, tha se ai kishte udhëzuar shefin e policisë që të “hetojë mundësinë e ndonjë vepre penale të kryer” në lidhje me deklaratat e bëra nga peshkopi për “homoseksualët dhe çështjet e lidhura me të”.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor