Ndryshime të pazakonshme gjatë shtatzënisë: A u rritet hunda shtatzënave?

22:01 | 1 Gusht 2019
A. B.

Nga ndryshimet e papritura në pigmentim, statusi hormonal, gjoksi i ënjtur, mund të ndodhin edhe disa ndryshime të pashpjegueshme, si p.sh. hunda e cila gjatë shtatzënisë gjithnjë e më shumë rritet

Te disa femra zhvillohen faqet, rriten shputat, ënjten kapakët e syve, ndërsa ndonjëherë ndodhin edhe ndryshime në pigmentim, andaj femrës i ndryshon edhe ngjyra e flokëve, transmeton Telegrafi.

Kështu trupi mësohet me beben dhe shton hapësirën në organizëm. Duke pasur parasysh që eshtrat e hundës janë të butë, ato shumë lehtë ndryshojnë formën e tyre, posaçërisht kur janë nën ndikimin e estrogjenit dhe progesteronit, ndodh ënjtja e tyre.

– Gjatë tremujorit të parë, enët e gjakut zgjerohen në mënyrë që deri te bebja të arrijë sasi e mjaftueshme e gjakut. Vetvetiu zgjerohen edhe enët e gjakut në sinuse dhe në kanalet nazale dhe shkaktojnë ënjtje të vogla.

– Gjatë tremujorit të fundit, qëndrimi i ujit në fytyrë mund të shkaktojë ënjtje më të madhe të hundës.

– Tensioni i lartë gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të shkaktojë këtë dukuri.

– Megjithatë, shkaktari më i shpeshtë është ndryshimi në raportin e hormoneve në trup. Niveli i rritur i estrogjenit shton qarkullimin e gjakut në membranën e mukozës, e cila gjendet nën hundë. Rritja e shtuar e qarkullimit të gjakut çon në zgjerim të muskujve të hundës.

Kur hunda kthehet në formën e vet normale?

Meqenëse rritja e tillë e hundës ndodh për shkak të ndryshimeve të balancës hormonale, ndryshimet janë vetëm të përkohshme.

Pas lindjes, hormonet kthehen ngadalë në gjendjen normale, andaj edhe të gjitha ndryshimet e ndodhura do të zhduken pas disa muajsh.

Si të pengohet ënjtja e hundës gjatë shtatzënisë

Edhe pse ënjtja e hundës është dukuri krejtësisht normale gjatë shtatzënisë, ekzistojnë mënyra që ta zvogëloni. Me uljen e konsumimit të kripës do të ulni qëndrimin e ujit dhe shtypjen e lartë të gjakut.

Konsumimi i ujit pengon qëndrimin e tij, gjë që vetvetiu zvogëlon edhe ënjtjen. Me masa të cilat jua propozon mjeku juaj mund ta pengoni këtë dukuri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme