Mbi 900 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kuadër të politikave për migrantët e parregullt në kufirin me Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një analize të Unionit Amerikan të Lirive Civile (ACLU) bazuar në të dhënat qeveritare, nga 26 qershori i vitit 2018 deri më 29 qershor të vitit 2019, 911 fëmijë janë ndarë nga 844 familje.
Nga fëmijët e ndarë, 481 janë të moshës nën dhjetë vjeç, kurse 185 prej tyre nën moshën pesëvjeçare, ndërkohë që mosha mesatare e fëmijëve të larguar nga familjet është nëntë vjeç, thuhet në analizën e ACLU-së.
Siç theksohet, fëmijët në fjalë mbahen në qendrat e pranimit të Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Ndryshe, pas një ankese të ACLU-së vitin e kaluar, gjykatësja Dana Sabraw e Gjykatës Rajonale Federale të SHBA-së kishte ndaluar “përkohësisht” ndarjen e fëmijëve që hyjnë ilegalisht në SHBA nga familjet e tyre dhe deportimin e tyre pas bashkimit familjar
Ndërkaq, kryetari i Shërbimeve Kolektive të Organizatave Humanitare Katolike të New York-ut e kishte cilësuar si një “ndjenjë të keqe dezhavuje” ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre përkundër vendimit, duke theksuar se “qeveria nuk merr parasysh vendimin e gjykatës”.
Nga ana tjetër, siç thuhet, 97 fëmijë u janë kthyer familjeve të tyre pasi janë mbajtur mesatarisht 85 ditë, kurse 40 fëmijë u janë dorëzuar “familjes më të largët” ose “sponsorëve jo të afërm”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?