Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në hapjen e ekspozitës arkeologjike në Kalanë e Prizrenit.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se kjo ngjarje më tepër se kulturore, në të cilën po nis kjo ekspozitë në qytetin muze në Prizren,në epokën e globalizimit, ku përmes saj paraqitet trashëgimia dhe kujtesa jonë, pjesë përbërëse e identitetit tonë kulturor.
Dëshmitë e paraqitura në ekspozitë janë dëshmi të emancipimit kulturor e shoqëror të qytetërimit tonë.
“Kalaja e Prizrenit, është monumenti më i veçantë i trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, simbol i qytetit, pjesë e ndritshme e identitetit kulturor të Kosovës. Ministria e Kulturës ka mbi dhjetë vite që këtë monument të veçantë e ka përfshirë në prioritetet e veta dhe falë angazhimit të suksesshëm të stafit profesional të MKRS- së, Kalaja është shndërruar në njërin prej atraksioneve të turizmit kulturor dhe të politikave kulturore në vendin tonë.
“Kjo, sepse trashëgimia kulturore e historike është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli, dhe se, përmes kujtesës historike, e njohim dhe e nderojmë të kaluarën, traditën, rrënjët, gjurmët, frymëmarrjet tona nëpër shekuj” tha ministri Gashi
“Ky monument, falë përkushtimit të MKRS-së si dhe Fondit të Ambasadorit Amerikan ka marrë një pamje tjetër, krejtësisht solemne, është dhe mbetet Arkivi i Kosovës sidomos për epokën, historinë e periudhës mesjetare po ashtu Kalaja e Prizrenit është plotësuar edhe me një komponentë shumë të rëndësishme, pra Muzeun e Kalasë”. theksoi ministri Gashi.
Tutje ministri tha se funksioni i këtij Muzeu është multidimensional, ku krahas ekspozitës së përhershme, në këto ambiente do të mund të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore ndërkohë që, është krijuar ambienti i përshtatshëm edhe për stafin menaxhues të këtij aseti të trashëgimisë kulturore.
“Ekspozita, të cilën po e përurojmë përmban thesarin më të mirë të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës ku paraqiten eksponate të cilat janë zbuluar kryesisht nga zona e Prizrenit dhe në Kalanë e Prizrenit. Në Kala janë zbuluar struktura të shumta arkitekturore, objekte të ndryshme qoftë enë, armë, stoli, monedha të shume epokave,” tha ministri.
“Do të vazhdojmë, edhe më fuqishëm, ta përkrahim fushën e trashëgimisë kulturore, ndërkohë që ditë më parë prezantuam projektin ideor të rrugës “Marin Barleti” projekt i cili së shpejti do fillojë së zbatuari. Po ashtu, nën përkujdesjen e MKRS-së do të jenë edhe shumë projekte të tjera, të cilat kanë të bëjnë me monumente tjera, me ç’rast po ashtu, në një të ardhme shumë të afërt edhe ato do të shndërrohen në monumente të veçanta të turizmit kulturor, trashëgimisë shpirtërore, të kujtesës tonë historike”, shtoi në fund ministri Gashi./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...