Nuk ka vlerë më të madhe sesa të kemi një buzëqeshje dhe dhëmbë të bardhë.
Mirëpo, me kalimin e kohës e sidomos gjatë plakjes, disa dëmtime natyrore do të fillojnë të shfaqen. Ka mënyra se si të kurseni para për dentistin për t’i pastruar dhëmbët.
Këtu do gjeni disa këshilla se si të keni një buzëqeshje të shëndrritshme.
Vizitoni mjekun rregullisht
Nuk duhet të vizitoni dentistin vetëm kur keni dhembje të mëdha. Kontrollet e rregullta dhe pastrimet janë bazë e një buzëqeshje të shëndetshme dhe afatgjate.
Hani ushqime që përmbajnë shumë kalcium
Ju ndoshta e dini tashmë që konsumimi i kalciumit është esenciale për shëndetin e eshtrave. Nëse e ndjekni këtë logjikë, ju mund të konkludoni se po ashtu kalciumi ndihmon edhe në kualitetin e dhëmbëve.
Në përgjithësi, rritja e konsumimit të kalciumit është e thjeshtë, mjafton vetëm që të i shtoni dietës tuaj apo edhe ushqimeve tuaja të përditshme.
Eliminojeni ushqimet që përmbajnë acid
Kur hani sheqer, bakteria në gojën tuaj ushqehet, duke krijuar acid ku ky i fundit dëmton dhëmbët tuaj. Kjo zakonisht ndodh kur hani ushqime të ëmbla apo edhe pije të tjera, por kjo nuk nënkupton që nuk ka ushqime tjera me acid që nuk duhet t’i shmangeni.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...