Google ADS

Shtatzënë pas 17 vjet martese, ia jep lajmin bashkëshortit në një mënyrë shumë interesante (Video)

09:05 | 2 Tetor 2015
Arbresh.info

Një njeri i cili i kishte shuar shpresat se do të arrinte të krijonte familje një ditë, është befasuar nga bashkëshortja e tij kur ajo i bëri me dije se është në muajin e pestë të shtatzënisë pas 17 vjet martese.

Dana Griffin-Graves dhe bashkëshorti i saj Arkel Graves janë përpjekur për 17 vjet radhazi që të bëhen me fëmijë qysh kur u martuan. Por pas katër dështimeve dhe një fëmije të vdekur ende pa lindur, transmeton arbresh.info, çifti kishte hequr dorë nga ideja se do të krijonin familje.

Me kalimin e viteve dhimbja e tyre ishte pakësuar ndërkohë që kohëve të fundit Dana kishte filluar të dilte për vrapim me shoqërinë e saj dhe për çudi të gjithë të tjerët kishin filluar të humbnin peshë ndërsa ajo shtonte edhe më shumë.

Siç ka rrëfyer ajo, kur është vizituar te mjeku, ai ka konstatuar se ajo është në pritje të një fëmije dhe se është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Lajmin bashkëshortit ajo kishte planifikuar që t’ia jepte në një mënyrë interesante. Kishte vendosur fotografitë nga ekoja e fëmijës në furrën për pjekje duke i shkruar se këto janë fotot e foshnjës tonë të parë dhe kur bashkëshorti i saj po përgatiste ushqimin e ka hapur furrën dhe i ka parë ato duke shpërthyer në vaj./arbresh.info.

2CFD2DD000000578-0-image-m-88_1443737921550 2CFD2DD400000578-0-image-a-89_1443737931972

2CFD2DF000000578-0-image-a-111_1443738135238 2CFD2DF400000578-0-image-a-112_1443738135239

2CFD08F300000578-0-image-a-114_1443738157574

2CFD08F700000578-0-image-a-118_1443738214641

 

https://www.youtube.com/watch?v=cZDwLgyOW6M

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme