Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas vizitës dy ditore në Budapest dhe Vjenë në pyetjen nëse është takuar me Gruevskin, për “Nezavisen” ai deklaroi se me ish kryeministrin nuk është parë “që kur LSDM-ja e la të arratiset”.
“Me Gruevskin s’kam kontakt që nga periudha kur Qeveria e LSDM-së i mundësoi të arratiset nga vendi”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski në Budapest kishte takim me Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, vendi që i dha azilin politik Nikolla Gruevskit.
Ndryshe, Hristijan Mickoski është në krye të OBRM-PDUKM-së pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...