Neymar rikthehet në stërvitje te PSG mes spekulimeve të shumta për largim

17:03 | 1 Gusht 2019
Arbresh Info

Neymar mori pjesë në stërvitje te Paris Saint Germaini sot (e enjte) pavarësisht spekulimeve të freskëta se ka refuzuar të luaj për klubin.

Raportet në Spanjë sugjerojnë se Neymar ka informuar PSG-në se nuk do të luaj më në ndonjë ndeshje për ata në përpjekje për të bërë të detyrueshëm transferimin te ish skuadra e tij – Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/brfootball/status/1156927290598678528

Sulmuesi brazilian është përfolur shumë për rikthim në Kataloni vetëm dy vite pas largimit prej 222 milionë euro.

Ai u rikthye me vonesë në stërvitjet parasezonale te PSG dhe ende nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje miqësore për shkak të ankesa për dhimbje në kyç të këmbës.

27-vjeçari është gjithashtu i suspenduar për ndeshjen e së shtunës për “Trophee des Champions” ndaj Rennes pas përplasjes së tij me një tifoz pas disfatës në Kupë të Francës ndaj PSG-së në muajin prill.

Por, Neymar ishte i gjithi i buzëqeshur në stërvitje me bashkëlojtarët e tij në Kinë sot dhe mund të jetë i gatshëm për takimin e së dielës në Liga 1 ndaj Nimes./arbresh.info/

https://twitter.com/PSG_inside/status/1156897541809680384?ref_src=twsrc%5Etfw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme