Kërkesa e FFK-së për çështjen e klubit të Trepçës nga Mitrovica e Veriut nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka nisur një letër në adresën e presidentit të FIFA-së, Gianni Infantinos dhe presidentit të UEFA-së, Aleksander Ceferin, në lidhje me përfshirjen e një klubi të ashtuquajtur Trepça në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë, shkruan portali arbresh.info.
Aty kërkohet ndalesa e çfarëdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin tonë si dhe ndryshimi i statusit të Federatës së Futbollit të Serbisë, e cila ende paraqet Kosovën si pjesë të tyre.
“Federata e Futbollit të Kosovës letër zyrtare UEFA-së dhe FIFA-së! Një kërkesë katastrofale, ata kërkojnë nga Serbia atë që nuk duhet të guxonin kurrë! Një klub do të shkoj drejt më të keqes”, shkruan portali serb Alo.
Alo ka vendosur gjithashtu si foto kryesore në këtë lajm një top me logon e shtetit serb./arbresh.info/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore