Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 170-të me radhë, në të cilin ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh të rëndësishme.
Rrjedhimisht, pas një debati të gjatë, KPK-ja ka miratuar Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, të cilën e ka prezantuar Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, rregullore kjo, e cila është hartuar në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe faktorët e tjerë relevantë, gjë që garanton zbatimin e transparencës dhe meritokracisë, përfshirë edhe respektimin e integritetit dhe profesionalizmit, me ç’rast procesi i emërimit të kryeprokurorëve do të sigurohet me anë të një procedure të pavarur të KPK-së.
Në vijim është marrë vendim për shpalljen e Konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, që ka ardhur si rezultat i miratimit të Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, KPK-ja ka marrë vendim për themelimin e tre paneleve për hetimin e shkeljeve të pretenduara disiplinore të prokurorëve, me ç’rast shorti i panelit të parë për caktimin e anëtarëve u tërhoq nga përfaqësuesi i një OJQ-je, praktikë kjo e mirë e zbatimit të transparencës, e cila do të vazhdojë të aplikohet edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, është aprovuar Raporti periodik janar-mars 2019 për veprat penale karakteristike të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, të cilin e ka prezantuar Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, i cili pasqyron proceset lidhur me nëntë grupet e veprave penale.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për transferimin e përkohshëm të një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast sipas kërkesës së lartcekur KPK ka transferuar Prokurorin Dusko Manitasevic./arbresh.info/
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...