Google ADS

Përfundon takimi disa orësh i LDK-së, anëtarët të heshtur nuk tregojnë detajet

16:32 | 1 Gusht 2019
Arbresh.info

Pas 2 orë e 30 minuta ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDKS-së e ftuar nga Kryetari aktual Isa Mustafa.

Të paret që kanë dalë nga kjo mbledhje ishin Ismet Beqiri, Arban Abrashi pas tyre kanë dalë edhe Lutfi Haziri e Agim Veliu si dhe Gazmend Muhaxheri por që asnjëri nga ta nuk ka pranuar te flas se qka është diskutuar në këtë mbledhje disa orëshe, raporton arbresh.info.

Përgjigjja e vetme e tyre ishte se për të gjitha do të flas zëdhënësi Besian Mustafa.

Kujtojm se LDK-ja të shtunën më 3 gushtë do të mbaj konventën e 9 në të cilën pritet të zgjedh kryetarin e saj të ri.

Ndonëse zyrtarisht ende asnjë nuk ka shpallur kandidaturën jo zyrtarisht janë rreth 5 emra që qarkulloj si kandidatë potencial.

Pas pak çastesh të gjitha pikëpyetjeve pritet ti jep përgjigje zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Jo zyrtarisht qarkulloj informata se në këtë takim është vendosur që ti jepet edhe një mandatë kryetarit aktual Isa Mustafa që të drejtoj LDK-në.

Arbresh.info do të ju mbaj live të informuar..

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme