Ikona e futbollit, Diego Maradona duket se është në qejf pasi dha një përditësim në rrjete sociale rreth gjendjes së tij pas operimit në gju.
Legjenda e Argjentinës dhe Napolit iu nënshtrua një operacioni në gju të këmbës së djathtë javën e kaluar, por tani është në gjendje të ec me mbështetje – diçka që e ka kënaqur 58-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Maradona ka postuar një video sot (e enjte) duke iu shfaqur ndjekëseve të tij në Instagram se si është duke shkuar rehabilitimi para se të shfaqte një buzëqeshje drejt kamerës.
“Sot kam festuar dhe mund të eci edhe me fashë”, ka shkruar Maradona në profilin e tij në Instagram.
“Faleminderit Zotit dhe kirurgut Dr. Eyharchet, unë ndihem shumë mirë”
“Dua t’iu falënderojë të gjithëve, shokëve të mi, ish kolegëve, kolegët dhe ndjekësit për mesazhet dhe sjelljet e mira. Një përqafim i madh për të gjithë”, përfundon fituesi i Kampionatit Botëror./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/B0gvI-7FT9E/?utm_source=ig_embed
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare