Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës kontingjentin e 12 padive ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.
Pas dorëzimit të këtyre kallëzimeve penale, Shkëndije Hoda, përfaqësuese e familjarëve ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që kriminelët serbë që kanë qenë pjesë e krimeve në komunën e Gjakovës të dalin para drejtësisë.
“Sot e sollëm edhe kontingjentin e 12-të të kallëzimeve penale, të cilat janë bërë nga vet dëshmitarët të rasteve të cilët kanë qenë prezent në krimet e kryera nga forcat serbe. Ne do të bëjmë presion sa më shumë që kriminelët të cilët janë pjesëmarrës të këtyre krimeve në komunën e Gjakovës, të filloj një procedurë penale ndaj tyre, pasi këto kallëzime penale nuk janë përralla, por janë ngjarje të vërteta të kryera nga vet kriminelët serbë”, ka thënë ajo.
Ajo tha duke e parë edhe vullnetin e vet personelit të Prokurorisë Speciale për punën që e bëjnë dhe janë të gatshëm me u përgjigje çdo qytetari që ka bërë kallëzim penal, shpreson që të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj qytetarëve të komunës së Gjakovës do të japin përgjegjësi për atë që kanë kryer.
“Zakonisht kallëzimi penale që bëhet prej vet dëshmitarit, ne i bashkëngjisim edhe dosjet tjera me radhë, psh fotografinë e kriminelit, vendi ku jeton edhe tash si doket ai kriminel. Dmth i bëjmë të gjithë dosjen dhe e sjellim këtu. Edhe Prokuroria edhe policia për hetimin e krimeve të luftës e kanë më të lehtë, sepse 70 për qind të punës e kanë të kryer nga ne”, tha Hoda.
Sipas saj , komuna e Gjakovës njihet si komuna me dëme materiale më të mëdha gjatë luftës, duhet që tejkalon numrin e 1600 vrasjeve si dhe ka afër 5000 raste të përdhunimeve të nënave dhe motrave tona, dhe ne nuk do të lejojmë me kaq kriminelët të dalin të pastër para këtyre kallëzimeve penale. /Arbresh.info
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...