Ministria e Brendshme nëpërmes një deklarate u bënë thirrje qytetarëve për një festë dinjitoze të Ilindenit, veçanërisht për ata që marrin pjesë në festimet e organizuara.
“Ministria e Punëve të Brendshme uron të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për festën e Ilindenit dhe i ftojmë ata që ta festojnë këtë ditë me dinjitet, pasi kjo i përshtatet edhe festimit të një datë kaq të rëndësishme në historinë tonë. Ministria u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që marrin pjesë në festimet e organizuara, të respektojnë rendin dhe qetësinë publike. Policia, në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, do t’i përgjigjet me përpikëri të gjitha përpjekjeve për prishjen rendit dhe qetësisë publike dhe sigurinë e qytetarëve. Mënyra se si ne e festojmë këtë ditë të madhe, me dinjitet dhe ndershmëri të tregojmë që respektojmë historinë dhe e duam atdheun tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin