Neymar me veprim drastik, refuzon të luaj sërish për PSG-në

13:01 | 1 Gusht 2019
Arbresh Info

Neymar i ka thënë Paris Saint Germainit se nuk do të luaj më për ata derisa vazhdon përpjekjet për të bërë të detyrueshëm transferimin te Barcelona.

27-vjeçari është përfolur shumë për një rikthim sensacional në Camp Nou, por klubi parisien iu ka thënë atij se nuk do të shkoj askund para se të mbyllet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle SPORT, Neymar është tani duke marrë një veprim drastik dhe nuk është në gjendje për të plotësuar asnjë nga kërkesat e tyre deri të finalizohet transferimi i tij.

Ballina e gazetës spanjolle SPORT

SPORT raportoi gjithashtu të mërkurën se PSG ishte duke shpresuar që superylli brazilian të qëndronte të paktën edhe për një sezon nëse ata bien dakord për t’i lejuar largimin verën tjetër.

Megjithatë, Neymar dëshiron të largohet nga klubi tani dhe ka vendosur për tu stërvitur i vetëm në turneun parasezonal të PSG-së në Kinë.

Ai nuk ka luajtur ende ndonjë ndeshje në klub qysh pas rikthmit nga pushimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme