Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek raportohet të jetë ende në listën e shkurtër të Real Madridit për transferim këtë verë.
22-vjeçari ka shënuar 17 herë dhe ka kontribuuar me 13 asistime brenda 57 paraqitjeve te Ajaxi sezonin e kaluar ku gjiganti holandez ka fituar kupën dhe ligën si dhe ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Madridi është përfolur për transferimin e reprezentuesit të Holandës në fillim të kësaj vere, por mendoj se interesimi i tyre është zbehur për shkak të shfaqjes së Paul Pogbas së Manchester United si shënjestër kryesore.
Por, bazuar në De Telegraaf, Madridi nuk ka hequr dorë asnjëherë nga gara për Van de Beek dhe do të reagojë për transferimin e tij nëse Pogba nuk arrinë në Bernabeu para përfundimit të merkatos.
Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrigyo i janë bashkuar të gjithë skuadrës së Zinedine Zidanes këtë verë./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...