Qeveria “Haradinaj” nuk bëri diçka të jashtëzakonshme gjatë mandatit të saj, përveç problemeve që kanë qenë sheshazi politike dhe të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e bisedimeve me Serbinë. Ky është vlerësimi i nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, për gati dy vjet qeverisje të Ramush Haradinajt, shkruan gazeta “Zëri”.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” numri dy i Kuvendit të Kosovës tregon nëse janë intervistuar nga Gjykata Speciale presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ashtu siç po pretendojnë deputetët e opozitës.
Z. Haradinaj tha se po jep dorëheqje për shkak të ftesës së marrë nga Gjykata Speciale. Në anën tjetër deputeti Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë intervistuar nga Prokuroria Speciale edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli. Ju si zyrtar i PDK-së a keni informata për këtë situatë dhe a prisni të ftohen edhe liderë të tjerë?
Haliti: Po e përsëris se z. Haradinaj ka gabuar dhe arsyetimi i tij nuk qëndron për mua, sepse Gjykata Speciale nuk është gjykatë e huaj, Prokuroria është e Kosovës, sepse është krijuar në Kosovë. Pa një spastrim ose vetëpastrim të kaluarës sonë do të ngelet gjithmonë enigmë çështja e akuzave që janë bërë nga Dick Marty. Haradinaj ka mundur të shkojë edhe si kryeministër, sepse është gjykatë e tij, sepse brenda këtij institucioni është Gjykata Kushtetuese, është një panel që e ka Gjykatën Kushtetuese, ka Ombudspersonin, i cili sheh shkeljen e të drejtave të njeriut si për dëshmitarët ose të të akuzuarve. Duke qenë e tillë mendoj se nuk ka pasur nevojë të mendojë që kryeministrin po e çon në Gjykatë. Kjo mua nuk ma ka mbushur mendjen asnjëherë dhe s’e besoj që kjo është arsyeja e dorëheqjes. Sa i përket asaj se a është marrë në pyetje z. Hashim Thaçi ose z. Kadri Veseli, unë nuk kam informata që janë marrë në pyetje. Në fakt i kam pyetur nëse janë intervistuar dhe më kanë thënë se jo, por sa i përket asaj se a do të thirret dikush nga emrat e përveçëm, në bazë të ligjit dhe të rregullave që ka Gjykata Speciale askush nuk ka imunitet në raport me këtë Gjykatë dhe nëse thirren duhet të shkojnë.
Nëse edhe liderët e tjerë ftohen nga Specialja, a duhet të japin dorëheqje sikur Haradinaj?
Haliti: Jo, askush nuk ka nevojë të japë dorëheqje nëse shkon vetëm për t’u marrë në pyetje, por nëse ngrihet aktakuzë, atëherë po. Nëse ngrihet aktakuzë për “Krime lufte” nuk ka asnjë kuptim që ai person të jetë në institucione të Kosovës.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë