Qeveria “Haradinaj” nuk bëri diçka të jashtëzakonshme gjatë mandatit të saj, përveç problemeve që kanë qenë sheshazi politike dhe të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e bisedimeve me Serbinë. Ky është vlerësimi i nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, për gati dy vjet qeverisje të Ramush Haradinajt, shkruan gazeta “Zëri”.
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në një intervistë për “Zërin” nuk e kursen nga kritikat Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Haradinaj, duke ia përmendur atij kundërshtimin që ia kishte bërë Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi sa ishte në opozitë, përderisa kur erdhi në pushtet e votoi po atë marrëveshje. Ai po ashtu kritikon Haradinajn për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se askush nuk mund të qeverisë me forcë brenda Evropës. “Secila qeverisje duhet t’i ndjekë rregullat evropiane dhe duhet të funksionojë mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë arritur. Unë e kam kundërshtuar në fillim taksën dhe mendoj se nuk kam qenë gabim për shkak të bindjeve të mia”, ka theksuar Haliti.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” numri dy i Kuvendit të Kosovës tregon nëse janë intervistuar nga Gjykata Speciale presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ashtu siç po pretendojnë deputetët e opozitës
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...