Armatimi i Serbisë nga Rusia nuk po shihet si kërcenim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Në një prononcim për arbresh.info eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se Serbia përmes Rusisë gjithmonë tenton të jetë lidere, si forcë ushtarake në raport me vendet tjera.
“Serbia e konsideron veten si trashëgimtare të ish-Jugosllavisë dhe armatimin të cilin e ka poseduar ish-Jugosllavia, pjesa dërmuese ka shkuar në Serbi, edhe sot Serbia tenton që përmes Rusisë të jetë lidere, si forcë ushtarake në raport me vendet e Ballkanit. Ajo forcë ushtarake të cilën e posedon Serbia është realisht në raport me forcat e armatosura të vendeve të tjera është në avantazh”, tha Islami.
Por Islami nuk sheh rrezik nga armatosja e Serbisë.
“Pavarësisht armatosjes së Serbisë, nuk besoj se mund të paraqes rrezik potencial për vendet e rajonit. Në raport me forcat ushtarake. Si shtet Serbia është problematik, për shkak se ajo përveç armatosjes e luan lojën e dyfishte në një anë dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe në anën tjetër t’a ruaj aleancën që e ka me Rusinë”, tha Islami.
Tutje ai thotë se Ushtria e Kosovës duhet të furnizohet me armatim që të ketë një formë ushtarake për vetëmbrojtje.
“Ushtria e Kosovës duhet që në të ardhmen të modernizohet, të blejë armatim së paku ose në formë të donacioneve, që ta ketë një formë ushtarake për vetëmbrojtje dhe prapë po e ritheksoj se çështja e Serbisë është një problematik, por nuk shoh rrezik se ajo mund të rifilloj një konflikt në të ardhmen për shkak se është e rrethuar nga vendet anëtarë të NATO-së”, tha Islami.
Furnizimin e Serbisë me armatim e sheh si rrezik, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.
Ai thotë se Serbia është ende e pajisur me armatim të sofistikuar të viteve 1990 të ish-Jugosllavisë.
“Çdo furnizim i Serbisë nga ana e Rusisë me çfarëdo armatimi paraqet rrezik dhe dro-tutë nga ndonjë eskalim të përmasave te mëdha. Serbia edhe pa ia dhuruar Rusia këto automjete ushtarake sikur tani qe e ka bërë këtë, ajo e ka ende atë armatimin ma të sofistikuar të viteve te 1990 të ishe Jugosllavisë, e që ky shtet ishte me armatim ndër shtetet ma të armatosura edhe në Evrope”, thotë Tërnava
Por, nga ana tjetër sa i përket sulmeve që Kosova mund të pësoj nga Serbia, Tërnava thotë se do të duhej të ndryshonin shumë faktor që situata të vie deri në atë pikë.
“Një gjë është e sigurt, se edhe kohë e gjatë duhet të kaloj dhe të ndryshojnë shumë faktor për rreth, që Serbia do ta sulmoj Kosovën, çdo sulm i Serbisë ndaj Kosovës do të thotë zhdukje përfundimtare e saj si shtet. Ata që na kanë ndihmuar me u çlirua, nuk e kanë bërë këtë gjë veç sa me thanë. Ne tani jemi suksesi i Amerikës, deri sa të ekzistojë Amerika si fuqi ma e madhe në botë, Kosova nuk duhet ta ketë dronë nga Serbia”, thotë Tërnava.
Ai gjithashtu thotë se territori i Kosovës ka siguri të garantuar nga KFOR-i dhe NATO, me të cilat thotë se duhet institucionet kosovare të kenë bashkëpunim të ngushtë.
“Garancë për sigurinë e territorit të Kosovës e kemi KFOR-in dhe NATO-n, e kur dihet tani që e kemi edhe ushtrinë (FSK) dhe policinë dhe shtetet tjera, të gjitha të hasmuara me Serbinë si fqinjë tonë që i kemi. Institucionet duhet të ecin në hap me kohën dhe në lidhshmëri të ngushtë me ata që na kanë ndihmu me u çliru, dhe të marrin pjesë në stërvitje-ushtrime të ndryshme ushtarake dhe policore për çështje të sigurisë e sidomos ato të NATO-s, në marrëdhënie miqësore me shtetet fqinje ato që janë për fqinjësi të mirë mes veti.”
Eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, tha për arbresh.info se kjo çështje do të duhej të diskutohej brenda Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë së Kosovës duhet që të mbledh krerët institucional të politikes dhe sigurisë për të analizuar në afat të mesëm dhe të gjatë zhvillimet në rajon me theks të veçantë politikën e mbrojtjes dhe të jashtme të Serbisë dhe çfarë efekti do ketë kjo për sigurinë e brendshme të Kosovës”, deklaroi Shala.
Ndryshe, shteti serb po vazhdon të paraqes rrezik për rajonin, duke qenë gjithnjë e më afër me Rusinë dhe me pretendime ndaj Kosovës.
Ditë më parë u raportua se Rusia kishte furnizuar me armatim Serbinë, e cila nuk la pa u komentuar në Kosovë.
Kujtojmë se deklaratat e zyrtareve serb për armatosjen e shtetit të tyre, ishin se po armatoseshin “për hir të paqes”./E.Haxhiu/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...