Në gjendjen në të cilën ndodhet Kosova pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haeradinaj, Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në pushimet verore pa pasur një definim se çka do të ndodh më institucionet e vendit.
Të paktën një pajtueshmërinë të tillë e kanë shumica e partive politike në vend.
Ndonëse pranon se shumica e deputetëve janë tashmë në pushime shkaku i funksionimit të Parlamentit, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi, thotë se për të dal nga kjo situatë të gjithë deputetet do të duhej të jenë në Kuvend dhe jo në pushime.
“Me rregullore të Kuvendit gushti o muaj i pushimit por na jemi të gatshëm që të tubohemi për të shpërndarë Kuvendin. Gjysma e deputetëve janë në pushim, por ata do të mund të kthehen brenda ditës. Na jemi vetëm duke prit me na ftu për seancë në Kuvend pasi aktualisht so tu funksionu dhe Presidenti po e zvarrit procesin, por besoj se do të ishte dashur të jemi të gjithë në Kuvend, e jo ne pushime për ta shpërbë Kuvendin”, thotë Kurteshi.
Se vetëm pasi të shpërbëhet Kuvendi deputetët do të mund të shkojnë në pushim e thotë edhe deputeti nga LDK-ja, Naser Rugova, në një prononcim për arbresh.info.
Sipas Rugovës në këto momente kur vendi është në një vakum serioz Kuvendi duhet të mblidhet për herë të fundit për shpërbërje.
“Konsideroj se vendi është në një vakum serioz institucional. Ne si LDK vlerësojmë se Kuvendi duhet të mblidhet për herë të fundit në këtë legjislaturë, të shpërbëhet komfor normave ligjore dhe pastaj të caktohet data e zgjedhjeve, pas këtyre hapave do pasonin pushimet”.
Pothuajse të njëjtin qëndrim e kanë edhe nga partia në pushtet, PDK-ja.
Shkurtimisht për arbresh.info, Bekim Haxhiu deputet i PDK-së, tha se situata politike në vend është më serioze se pushimet e Kuvendit.
“PDK i ka qëndrimet e saja. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe mandati t’i kthehet popullit. Situata politike në vend është më serioze se sa të merremi me pushime”.
Kuvendi i Kosovës parasheh pushimet verore në gjysmën e dytë të muajit gusht, kohë kjo që mund të variojë nga vendimet e partive politike për një qeveri të re me apo pa një proces elektoral./V.Selimi/Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet