E vështirë për tu besuar, por një gjë e tillë tashmë ka ndodhur dhe Arbresh.info sigurisht që iu njofton për këtë.
Pasi NASA zbuloi që ka ujë në Mars, ne ju sjellim një tjetër zbulim edhe më tronditës. Është fjala për një person që ka arritur të blejë një domain të jashtëzakonshëm.
Sanmay Ved, një ish punëtor i gjigantit Google tashmë punëtor i kompanisë Amazon, përjetoi diçka tronditëse kur zbuloi që domain-i i makinës më të madhe kërkimore, Google.com, është në dispozicion për blerje. I befasuar nga kjo, Ved shtoi domain-in në “karrocë” dhe bëri pagesën e tij me një shumë të zakonshme prej 11 euro.
“Pjesa më e frikshme ishte që unë kisha qasje si webmaster për një minutë”, tha Ved, transmeton arbresh.info. Megjithatë, pak minuta më vonë ai pranoi një e-mail që i tregoi se është anuluar blerja dhe paratë janë kthyer nga Google Domains.
Ende mbetet e paqartë pse ndodhi kjo, është një lëshim në Google Domains apo kompani ka harrur të rinovojë pronësinë e domain-it.
Google anuloi blerjen, dhe më vonë i dhanë atij një shpërblim
Sasia që Google i dha Sanmay-it është 6,006.13$, ose fjala Google e shprehur me numra, zbuloi kompania në një post blog-u. Sipas Business Insider, Ved i dhuroi shpërblimin “The Art of Living India”, dhe kur Google dëgjoi për këtë, e dyfishoi shpërblimin.
Në këtë post Google dha detaje për shpërblimet e sigurisë, ku i shpërblen njerëzit që gjejnë gabime brenda Google. Sipas postit, kompania dhuroi mbi 2 milionë dollarë vetëm në vitin që lamë pas 300 kërkuesve.
Sidoqoftë, eksperienca për të pasur në pronësi një herë makinën gjigante kërkimore është diçka e jashtëzakonshme./arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh