Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shuarjen e zjarreve masive që kanë përfshirë Siberinë dhe rajonet e tjera në lindje.
Vendimi është marrë pasi Putin u njoftua për krizën në rritje nga kreu i ministrisë së emergjencave, transmeton portali arbresh.info.
Rreth tre milion hektarë janë prekur, në atë që Greenpeace po e përshkruan si një “katastrofë ekologjike”.
Shumë banorë të zonës thonë se nuk po bëhet sa duhet për të ndalur zjarret.
Më shumë se 700,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar veprime më të ashpra dhe që të shpallet një emergjencë në të gjithë rajonin e gjerë të Siberisë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...