Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka shigjetuar sërish kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai po mashtron me aferën e 6 kullave me vlerë 200 milionë euro. Sipas tij, çdo gjë që thotë kryeministri është mashtrim pasi synimi i tij është vetëm të vjedhë qytetarët shqiptarë.
Kryedemokrati Basha ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon strategjinë se si kryeministri Edi Rama mashtron për Teatrin Kombëtar.
“Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin:Edi Rama dhe Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 m2 pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet “Fusha shpk”, Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. Me ligjin Antimafia PD do të sekuestrojë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vendosë minat kullave korruptive të korrupsionit!”-thuhet në mesazhin që shoqëron videon e publikuar nga selia blu.
Shefi i qeverisë pak më parë me një status në “Facebook” iu përgjigj kritikëve, ku tha qartë dhe prerë se asnjë centimetër e truallit të Teatrit Kombëtar nuk do t’i jepet privatit, por vetëm sipërfaqja që është aktualisht jashtë truallit rrethues të teatrit. Sipas tij, në këmbim të kësaj, privati do të ndërtojë me paratë dhe kapitalin e tij godinën e re të Teatrit të ri Kombëtar.
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”