Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, numri i punëtorëve në industri në qershor të këtij viti krahasuar me qershorin e vitit të kaluar shënon ulje për 2.8 për qind, ndërsa për gjashtë muaj prej fillimit të vitit është vërejtur rënie prej 0.1 për qind.
Numri i punëtoreve në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, shënon rënie prej 1.9 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese rënie për tre për qind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 0.5 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e vitit 2018, shënon rritje tek prodhimet kapitale për 3,7 për qind, përderisa rënie shënon tek energjia për 1,3 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,5 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për pesë për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 5,1 për qind.
Lutfiu: Serbët bllokuan rrugën në Bujanoc, tentuan të hynin ...
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndër...
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend