Google ADS

Vedat Muriqi me super asistim në ndeshjen Real Madrid – Fenerbahce

18:46 | 31 Korrik 2019
Arbresh Info

Vedat Muriqi ka krijuar një asistim të bukur në takimin mes Real Madridit dhe Fenerbahces.

Dy skuadrat e mëdha evropiane janë duke u përballur me njëra-tjetrën për vendin e tretë në Kupën Audi pas disfatave të pësuara të martën, shkruan portali arbresh.info.

Rodrigues dërgoi në avantazh skuadrën turke qysh në minutën e 6′, por sulmuesi Karim Benzema shënoi dy gola për të përmbysur rezultatin.

Francezi barazoi shifrat në minutën e 12′ para se të dërgonte ‘Los Blancos’  në avantazh për 2 me 1 me golin me kokë të shënuar në minutën e 27′.

Por, skuadra nën udhëheqjen e Ersun Yanal arriti të barazojë shifrat falë një pune mjaftë të mirë në grup dhe asistimit të përkryer nga reprezentuesi i Kosovës që finalizoi këtë verë transferimin te Fenerbahce.

Nabil Dirar pranoi topin nga Muriqi dhe me një goditje të fuqishme, e cila u pengua nga Odriozola, dërgoi topin në rrjetën e Keylor Navas në minutën e 34′./arbresh.info/


Shikoni më poshtë asistimin nga Muriqi dhe golin nga Dirar:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme