Dy gola të shpejtë në ndeshjen Real Madrid – Fenerbahce

18:23 | 31 Korrik 2019
Arbresh Info

Janë shënuar dy gola mjaftë të shpejtë në takimin mes Real Madridit dhe Fenerbahces.

Dy skuadrat e mëdha evropiane janë duke u përballur me njëra-tjetrën për vendin e tretë në Kupën Audi pas disfatave të pësuara të martën, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Fenerbahce fillimisht që zhbllokoi shifrat duke shënuar me anë të Garry Rodrigues për 0 me 1 në minutën e 6′ të ndeshjes pas një shpërqendrimi në mbrojtjen e ‘Los Blancos’.

Ngjashëm ndodhi edhe te tjetër vetëm se në këtë rast gaboi skuadra turke e Vedat Muriqit, i cili edhe është startues në këtë takim.

Karim Benzema shënoi me lehtësi për 1 me 1 në minutën e 12′ duke barazuar gjithçka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme