Mjekët kanë kthyer sinjalet e trurit për të folurit në fjali të shkruara në një projekt hulumtimi që ka për qëllim të transformojë mënyrën sesi pacientët me paaftësi për të komunikuar.
Zbulimi është i pari i këtij lloji që demonstron si qëllimi për të thënë fjalë specifike mund të nxjerrët nga aktiviteti i trurit dhe të kthehet në një tekst shpejt mjaftueshëm për të mbajtur ritmin e një bisede natyrale, transmeton portali arbresh.info.
Në formën e tij aktuale, softueri për leximin e trurit funksionon vetëm për fjali të caktuara për të cilat është trajnuar, por shkencëtarët besojnë se ky zbulim është një themel drejt një sistemi më të fuqishëm që mund të deshifrojë në kohë reale fjalët që një person synon të thotë.
Doktorët në Universitetin e Kalifornisë nisën këtë hulumtim me shpresën e krijimit të një produkti që lejon njerëzit e paralizuar të komunikojnë më lirshëm sesa me mjetet ekzistuese që bazohen në lëvizjet e syrit dhe të muskujve për të kontrolluar një tastierë virtuale.
“Deri më tani nuk ka një sistem protetik të të folurit që lejon përdoruesit të kenë ndërveprime në kalkulimin kohor të shpejtë të një bisede njerëzore,” tha Edward Chang, një neurokirurg dhe studiues kryesor në studimin e botuar në revistën Nature.
Puna, e financuar nga Facebook, ishte e mundur falë tre pacientëve me epilepsi, të cilët ishin gati të bënin kirurgji neurologjike për gjendjen e tyre./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...