Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të fillojë dialog me Arabinë Saudite nëse kjo e fundit “është e gatshme për bisedime”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, Zarif tha se “Nëse Arabia Saudite është e gatshme për bisedime, Irani është gjithmonë gati për bisedime me fqinjët”.
Kryediplomati iranian tha se Teherani “është i interesuar për bashkëpunim me fqinjët”.
Vizita e delegacionit të Emirateve të Bashkuar Arabe erdhi pavarësisht tensioneve të fundit midis Teheranit dhe Abu Dhabit për incidentet e naftës në rajonin e Gjirit Persik.
Në fund të takimit të së martës, të dyja palët në një konferencë të përbashkët për media theksuan domosdoshmërinë e ruajtjes së sigurisë në ujërat e Gjirit Persik.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...