Google ADS

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Fenerbahce

17:19 | 31 Korrik 2019
Arbresh Info

Kupa Audi vazhdon edhe këtë sot (e mërkurë) dhe një përballje mjaftë interesante zhvillohet këtë mbrëmje.

Dy skuadrat që humbën në takimet e së martës, Real Madridi dhe Fenerbahce do të garojnë për vendin e tretë të këtij kompeticioni, transmeton portali arbresh.info.

Pas kësaj është finalja mes Bayern Munichut dhe Tottenhamit si skuadrat fituese nga ndeshjet e së kaluara.

Zidane ka zbuluar njëmbëdhjetshen e tij startuese duke emëruar një skuadër mjaftë të fuqishme me yjet si Hazard, Isco, Benzema e Vinicius.

Nga ana tjetër, gjiganti turk në njëmbëdhjetshen startuese ka vendosur edhe Vedat Muriqin.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:00./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadriden/status/1156578162618306562

https://twitter.com/Fenerbahce/status/1156581803525910528

Të ngjashme