FIFA ka publikuar sot (e mërkurë) listën e shkurtër të të nominuarëve për çmimin “Lojtari i Vitit”.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë sërish ndër kandidatët në garën e zjarrtë për këtë çmim individual, transmeton portali arbresh.info.
Harry Kane, Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë gjithashtu të nominuar. Të tre të fundit siguruan trofeun e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin ndërkohë që Jurgen Klopp është i nominuar gjithashtu për çmimin “Trajneri i Vitit”.
Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe dyshja holandeze Matthijs de Ligt e Frenkie de JOng janë gjithashtu pjesë e kësaj liste.
Fituesi do të konfirmuar në Milan më 23 shtator./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...