Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të qëndrojë në Varshavë të Polonisë nga 31 gushti deri më 2 shtator për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore. Lajmin e kanë bërë të ditur ndihmësit e presidentit polak.
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit amerikan në Poloni nga korriku i vitit 2017. Duke qenë e udhëhequr nga një qeveri djathtiste, Polonia është në mesin e partnerëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. Bashkëpunimi mes dy vendeve është i përqendruar kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë së energjisë.
Shefi i zyrës së presidentit polak, Krzysztof Szczerski, tha se presidenti amerikan do të arrijë në Poloni në mbrëmjen e 31 gushtit. Sidoqoftë, ai nuk bëri të ditur nëse presidenti do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Melania Trump.
Më 1 shtator, ai do të marrë pjesë në një ceremoni për shënimin e përvjetorit të tetëdhjetë të pushtimit të Polonisë nga Nazistët. Kjo ngjarje historike kishte ndodhur më 1 shtator 1939 dhe shënon fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë kësaj lufte ishin vrarë rreth gjashtë milionë polakë, gjysma e të cilëve ishin me prejardhje çifute. Polonia ishte shkatërruar pothuajse tërësisht nga lufta që zgjati gati gjashtë vjet.
Polonia është vendqëndrim i pesë mijë ushtarëve amerikanë, të cilët ofrojnë siguri për vendin e kërcënuar nga aktiviteti ushtarak i Rusisë.
Shteti i Evropës Qendrore është duke e planifikuar blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara. Polonia e ka filluar edhe blerjen e gazit natyror nga ShBA-ja në përpjekje për ta zvogëluar varësinë e sektorit të energjisë nga importimi i gazit rus, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...