Zyrtare: Argjentina konfirmon Scalonin trajner deri në vitin 2022

15:47 | 31 Korrik 2019
A. B.

Lionel Scaloni do të marrë përgjegjësinë e Argjentinës në kualifikimin për Kupën e Botës 2022, ka konfirmuar Federata e Argjentinës së Futbollit (AFA).

Scaloni ishte pjesë e stafit trajnues të Argjentinës në fushatën e tyre të dobët në Rusi 2018, pas së cilës Jorge Sampaoli u largua nga posti i tij.

AFA e vuri në krye të kombëtares ish-mbrojtësin e Deportivo La Coruna, fillimisht në baza të përkohshme, dhe ai e çoi Argjentinën në gjysmëfinale të Copa America, ku humbën para rivalëve dhe kampionëve të Brazilit.

Por, duket se Scaloni ka bërë mjaft për të bërë përshtypje tek drejtuesit e AFA-së pasi ai do të qëndrojë në krye të kombëtares për kualifikimet e tyre për Kupën e Botës 2022.

“Komiteti ekzekutiv i AFA vendosi të japë vazhdimësi gjatë kualifikuesve të radhës për Kupën e Botës 2022 në Katar që do të fillojë vitin e ardhshëm, për projektin e përzgjedhjes të kryesuar nga Lionel Scaloni”, thuhet në një deklaratë të AFA-së.

E vetmja përvojë e mëparshme e stërvitjes për 41-vjeçari Scaloni erdhi me Sevillan, kur ai ishte asistent i Sampaolit gjatë sezonit 2016-17. /Telegrafi/

https://twitter.com/afa/status/1156286956747284480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1156286956747284480&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-argjentina-konfirmon-scalonin-trajner-deri-ne-vitin-2022%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme